6 km e parë e autostradës tashmë me standarde tip A, njofton Balluku

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizitoi kantierin e Autostradës Tiranë-Durrës, ku punimet kanë përparuar dukshëm. Ajo vlerësoi se ky kantier është ndër më të mirët në të gjithë vendin.

“Jemi tashmë në fazën e dytë të punimeve. Faza e parë arriti një progres të qëndrueshëm prej 65%, ndërsa faza e dytë ka përparuar deri në 80%,” tha Balluku, duke shprehur besimin se autostrada mund të dorëzohet para festave të fundvitit.

“Edhe pse afati zyrtar është shtatori i vitit 2026, jemi afër përfundimit të pjesës së fundit prej 200 metrash, pranë mbikalimit të Kasharit. Po punojmë për trasenë e re dhe shpresojmë ta dorëzojmë rreth 9 muaj para afatit,” shtoi ajo.

Ministrja nënvizoi se 6 kilometrat e parë të autostradës, nga “Casa Italia” deri te mbikalimi i Kasharit, tashmë janë të tipit A, me një gjerësi prej 32.5 metrash, duke siguruar standarde të larta për sigurinë dhe lëvizjen në këtë segment rrugor.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com