Më 27 tetor 2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, policia arrestoi N.A. (68) nga Tetova, pas një denoncimi paraprak se rreth orës 11:20 ai kishte sulmuar fizikisht K.D. (42) nga Velesi, një udhërëfyes turistik, ndërsa ky i fundit priste që turistët të dilnin nga Xhamia e Pashës (Xhamia e Larme) në Tetovë.
Sipas denoncimit, 68-vjeçari ishte përpjekur të shpote gomat e autobusit me të cilin transportoheshin turistët dhe kishte kërcënuar edhe shoferin e mjetit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.

