United barazon me Sociedad, Mourinho dhe Fenerbahçe përballë sfidave të vështira në kthim! (VIDEO)

Manchester United nuk i gëzoi sërish tifozët e tij, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Real Sociedad, rezultat që në rrethanat aktuale mund të konsiderohet i favorshëm për “Djajtë e Kuq”.

Pjesa e parë kaloi me dominim të anglezëve, por Garnacho humbi disa raste të mira për të shënuar, ndërsa Sociedad nuk realizoi asnjë goditje në portë.

Në pjesën e dytë, vendasit u përmirësuan, por United arriti të kalojë në avantazh me golin e Joshua Zirkzee në minutën e 57-të. Megjithatë, ekipi i Ruben Amorim nuk e mbajti epërsinë, pasi Oyarzabal barazoi me penallti në minutën e 70-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1-1.

 

Mourinho dhe Fenerbahçe do të kenë një detyrë të vështirë në ndeshjen e kthimit, pasi sot pësuan humbje 1-3 ndaj Rangers. Që në minutën e 7-të, skuadra skoceze kaloi në avantazh me golin e Dessers, ndërsa Gjiku barazoi në minutën e 30-të. Megjithatë, deri në fund të pjesës së parë, Çerny riktheu epërsinë për Rangers.

Në pjesën e dytë, Çerny shënoi sërish, duke vulosur fitoren 1-3 për skuadrën skoceze.

Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja mes FCSB dhe Lyon, ndërsa AZ Alkmaar mposhti Tottenhamin me rezultatin 1-0.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights