Albin Kurti: Mos harrojmë Luftën dhe Epopenë e UÇK-së, pasi agresori serb gjithmonë kanoset

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë akademisë përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka theksuar se Kosova nuk mund të harrojë luftën çlirimtare dhe sakrificat e shumta, për të siguruar një të ardhme më të sigurt. Ai ka kritikuar Serbinë për mungesën e kërkimit të faljes për krimet e kryera dhe për angazhimin e saj për të përsëritur agresionin, duke theksuar se kjo është arsyeja pse pajtimi është i pamundur.

Kurti përkujtoi rënien heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe flijimin e familjes Jashari në mars të vitit 1998, të cilat mobilizuan masivisht shqiptarët për të aderuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se emri i Adem Jasharit dhe ai i UÇK-së janë të pashkëputur dhe se kanë mbetur simbol të luftës për liri për të gjithë shqiptarët, si brenda Kosovës, ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Në fjalimin e tij, Kurti theksoi se luftërat nuk janë një fenomen i së kaluarës dhe se rreziku i një agresioni ushtarak është ende prezent në kufijtë e Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e fuqizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me armatim modern dhe stërvitje sipas standardeve bashkëkohore, për të garantuar sigurinë e vendit në një situatë të pasigurt në rajon.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights