Bilall Kasami në “Ditën e Plisit”: Tetova do të vazhdojë të mbështesë artin dhe kulturën

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga radhët e VLEN-it, Bilall Kasami, mori pjesë sot në manifestimin tradicional “Dita e Plisit”, të organizuar nga Shoqata për Shkencë dhe Kulturë Pellazgët-Tetovë, e udhëhequr nga prof. Shefki Selami-Poti.

“Hej Tetovë, heu trungu i lisit, ti shkëlqimin ia jep plisit 🫶”, tha Kasami në hapje, duke theksuar se ishte i nderuar që së bashku me bashkëkombës nga të gjitha trevat shqiptare i dhanë këngës dhe valles për të nderuar trashëgiminë kombëtare.

Kasami kujtoi se gjatë mandatit të parë, Komuna e Tetovës ringjalli shpirtin kulturor dhe artistik të qytetit, duke premtuar se mbështetja për artin dhe kulturën do të jetë edhe më e fortë në Kapitullin e Dytë të transformimit të Tetovës.

Tet❤️va s’ndalet!” – përfundoi Kasami.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com