Zeqirija Ibrahimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Beteja për përfaqësimin e tyre duhet të jetë përtej përqindjeve dhe kuotave

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka dërguar një mesazh urimi për të gjitha nënat e gratë.

Midis tjerash, Ibrahimi ka theksuar se beteja për përfaqësimin e tyre në jetën publike duhet të jetë përtej përqindjeve dhe kuotave.

“ Në ditën ndërkombëtare të gruas, përveç urimit për të gjitha nënat e gratë, dëshiroj të vë në spikamë se nuk është e mjaftueshme të themi vetëm se gjysma e botës janë gra dhe se pa nënën nuk mund të mendohet vazhdimësia e jetës. Përtej kësaj, dua të theksoj se vajzat dhe gratë janë etikja dhe estetikja e secilës shoqëri. Andaj nderimi për to nuk duhet të pushojë asnjëherë, ndërsa beteja për përfaqësimin e tyre në jetën publike duhet të jetë përtej përqindjeve dhe kuotave. Gratë nuk janë kategori statistikore, por janë qenie me të cilat matet suksesi i jetës shoqërohet dhe institucionale.

Meqë 8 Marsi e ka në fokus nënën, dëshiroj të them se nëna është një qenie mbi supet e së cilës nuk qëndron vetëm ekzistenca e shoqërisë, por mbi ndjenjat e saj qëndron edhe dashuria familjare dhe mirëqenia e njerëzimit.
Gëzuar 8 Marsin!”, thuhet në këtë mesazh urimi.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights