Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim me pensionistë të qytetit, ku u diskutuan sfidat dhe kërkesat e kësaj kategorie. Ai theksoi se kërkesat e tyre janë modeste, por me rëndësi të madhe për dinjitetin dhe mirëqenien e tyre.
Sipas Qyrës, mungesa e mbështetjes financiare ka penguar zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe historike, ndërsa shoqata e pensionistëve funksionon sot vetëm me kontributet e anëtarëve, në një zyrë të vogël me 5-6 karrige dhe pa hapësira të tjera.
Një ndër kërkesat kryesore të pensionistëve ishte krijimi i një shtëpie për pensionistët e vetmuar, ku ata të gjejnë kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme.
“Ky realitet do të ndryshojë shumë shpejt. Sepse Struga që e meritojmë është qyteti ku edhe pensionistët tanë jetojnë me dinjitet, me mundësi për t’u shprehur, për të qenë aktivë dhe të përfshirë. Vala e ndryshimit ka nisur,” deklaroi Mendi Qyra.

