Tetovë, vizita e Myftinisë në Xhaminë e Re të Bogovinës gjatë Ramazanit

Në kuadër të vizitave të muajit të shenjtë të Ramazanit, operativa e Myftinisë së Tetovës, e udhëhequr nga Myftiu, Dr. Hfz. Selver Xhemaili, vizitoi sonte Xhaminë e Re të fshatit Bogovinë. Ai ishte i shoqëruar nga referenti Muhamed ef. Berzati dhe hoxha Amar ef. Jakupi.

Delegacioni u prit ngrohtësisht nga hoxha i xhamisë, Akik ef. Misimi, së bashku me kolegët e tij, xhematin dhe këshillin e xhamisë. Ky takim u zhvillua gjatë faljes së namazit të teravisë, duke sjellë një atmosferë shpirtërore të veçantë për besimtarët e pranishëm.

 

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për pritjen e ngrohtë, Myftiu Xhemaili shprehu falënderime për komunitetin, duke lutur që Zoti të pranojë adhurimet dhe përkushtimin e besimtarëve gjatë këtij muaji të begatë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights