Ohër, rikonstruksioni i rrugës drejt Shën Naumit përfundon para sezonit turistik

Rikonstruksioni i rrugës Ohër – Shën Naum po zhvillohet me intensitet të lartë dhe pritet të përfundojë para fillimit të sezonit turistik veror, ka njoftuar zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski.
Punimet përfshijnë zgjerimin e korsive, duke rritur sigurinë dhe qarkullimin, veçanërisht gjatë periudhës së ngarkuar turistike. Ky projekt është pjesë e strategjisë së gjerë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes për banorët dhe vizitorët.