Kandidati për Komunën e Studeniçanit nga koalicioni VLEN, Sedat Bislimi, vizitoi sot fshatin Draçevicë, ku u prit ngrohtësisht nga banorët. Gjatë takimit, Bislimi bisedoi për sfidat dhe nevojat e përditshme të vendbanimit, duke ndarë bindjen se ndryshimi i komunës fillon nga çdo fshat dhe çdo familje.
“Besimi dhe fjalët e banorëve më japin forcë që të punoj edhe më shumë. Bashkë mund ta ndërtojmë një komunë më të zhvilluar, me infrastrukturë më të mirë, mbështetje për bujqësinë dhe më shumë mundësi për rininë,” tha Bislimi.
Ai falënderoi banorët e Draçevicës për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se ky udhëtim është një përpjekje e përbashkët drejt ndryshimit.

 
                                    