Kaba: Qeverisja e kaluar ka neglizhuar disa sektorë në Doganë, për atë ka pasur buxhet më të ulët

Zëvendësdrejtori i Doganave Garip Kaba, në emisionin “Daily Click” në TV21, tha se që nga momenti që mori detyrën në gusht të vitit të kaluar, ka hasur në disa problematika. Sipas tij,  që nga marrja e detyrës ka vërejtur që disa sektorë nuk kanë funksionuar siç duhet.

Sipas tij, nga qeverisja e kaluar ka pasur neglizhencë dhe si pasojë e kësaj edhe të hyrat e Doganës kanë qenë të ulëta e cila ka pësuar me një buxhet më të ulët.

“Po unë jam emëruar si zëvendësdrejtor më 6 gusht të vitit 2024 dhe nga momenti që jam kyçur në punë, jam angazhuar që të marr të dhënat dhe statistikat e nevojshme për gjendjen, mënyrën si menaxhon dogana, sektorët e ndryshëm si funksionojnë dhe ajo çka kam hasur në përfundim, ka vlerësuar se disa sektorë të veçantë në Drejtorinë e Doganave nuk kanë funksionuar ashtu siç duhet dhe kanë pasur edhe problematika të ndryshme. Është neglizhencë e veprimtarisë së kontrolleve, tatimimit, e hetimeve në pikat doganore, ka qenë neglizhencë e pushtetit të kaluar dhe kjo sigurisht s eka ardhur në konstatim të përgjithshëm se edhe të hyrat, buxheti në drejtori ka qenë më i vogël se ajo që tash po arrihet”, tha Kaba.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights