Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Nju Jork, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.
Në një postim në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, duke kërkuar mbështetje nga shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, shkroi ajo.
Vizitën në SHBA, presidentja e nisi me një takim me mërgatën shqiptare në Waterbury, Connecticut, ku falënderoi Shoqatën “Hasan Prishtina” dhe bashkëkombësit për mikpritjen e përkushtimin ndaj vendlindjes.