Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në 27-vjetorin e vrasjes së tij.
“Kolonel Ahmet Krasniqi, ministri i parë i Mbrojtjes së Kosovës, mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe vizionit për një Kosovë të lirë. Ai u vra në mënyrë të pabesë, viktimë e një akti të mjerë që synonte të ndalte përpjekjet për liri. Por, edhe pse u vra koloneli, nuk u vra ëndrra për Kosovën e lirë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Po ashtu, Presidenca theksoi se trashëgimia e tij mbetet e gjallë në çdo hap të shtetndërtimit të Kosovës, ndërsa zbardhja e vrasjes së tij është një obligim moral dhe institucional.