Shpat Zekaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të xhudos në Shkup

Xhudisti i Kosovës dhe bursisti olimpik, Shpat Zekaj, ka arritur sukses të madh duke fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të xhudos që u zhvillua në Shkup.

Në kategorinë -100 kg, Zekaj shënoi pesë fitore të rëndësishme, duke konfirmuar formën e tij të lartë sportive. Ky është triumfi i dytë i madh brenda një jave, pas medaljes së artë në Kampionatin Ballkanik.

Ekipin e Kosovës e udhëhoqi ndihmëstrajnerja dhe kampionia olimpike, Nora Gjakova, e cila i dha mbështetje strategjike gjatë garave.

Trajneri Driton Kukaj e vlerësoi paraqitjen e Zekajt si shumë premtuese për Normën Olimpike 2028:
“Plot pesë fitore e një humbje në një performancë premtuese. Shpati u rikthye pas një kohe të gjatë e një lëndimi serioz, por këto dy javë flasin për kthimin e tij dhe potencialin e madh për medalje elitare”, theksoi Kukaj.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT