Drenoveci po transformohet: Komuna e Tetovës investon në rrugë moderne me vlerë gati 13 milionë denarë

Drenoveci po ndryshon pamje. Komuna e Tetovës ka përfunduar ndërtimin e gati një kilometri rrugë moderne në këtë lagje, projekt i realizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Segmenti i ndërtuar përfshin rrugën nga hyrja kryesore e Drenovecit, përreth shkollës dhe xhamisë, deri te rruga 194, si dhe rrugën 195 që lidh lagjen me fshatin Gjermë. Investimi kap vlerën e rreth 13 milionë denarëve.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se ky është vetëm fillimi i transformimit të qytetit, duke theksuar se “koha e gropave, papërgjegjësisë dhe korrupsionit ka përfunduar”. Ai paralajmëroi se projektet për modernizimin e Tetovës do të vazhdojnë në kuadër të “Kapitullit të Dytë” të zhvillimit të qytetit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com