Rritet mbështetja për të rinjtë: Subvencioni për punësim shkon në 300 euro

PRISHTINË, 10 shkurt 2026 – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur një rritje të ndjeshme të mbështetjes financiare brenda skemës “Kosovo Generation Unlimited”. Nga ky vit, subvencioni mujor për praktikën në punë të të rinjve është rritur nga 170 në 300 euro.

 

Kjo skemë, e cila zbatohet nga Qeveria në partneritet me UNICEF-in dhe Odën Ekonomike të Gjermanisë në Kosovë (OEGjK), synon të lehtësojë kalimin e të rinjve në tregun e punës dhe të motivojë bizneset për hapjen e vendeve të reja të punës.

Si të aplikohet?

Të gjithë të rinjtë e interesuar për të përfituar nga kjo praktikë e subvencionuar ftohen që të:

  • Paraqiten në Zyrën e Punësimit më të afërt në komunat e tyre.

  • Informohen për detajet e aplikimit dhe kriteret e reja.

Sipas Agjencisë, ky ndryshim do të sjellë “më shumë mbështetje për bizneset dhe një ndikim real në tregun e punës”, duke krijuar një lidhje më të fortë mes kërkesës së tregut dhe aftësimit profesional të moshave të reja.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT