BFI përshëndet tërheqjen e ish-Myftiut Nesimi dhe konfirmon punën e Myftiut Xhemaili në Tetovë

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut përshëndet tërheqjen e ish-Myftiut, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, nga zyrat e Myftinisë së Tetovës dhe konfirmon vazhdimin e punës së Myftiut aktual, Dr. Selver ef. Xhemaili, në objektin e Myftinisë.

BFI thekson se aktivitetet do të vazhdojnë në përputhje me normativat e institucionit, duke u mbështetur mbi parimet e sinqeritetit, urtësisë, mençurisë, unitetit dhe punës së palodhshme të Myftiut, stafit operativ, imamëve, mytevelive dhe besimtarëve.

Në deklaratë shprehet falënderim për të gjithë faktorët që kanë kontribuar në organizimin e jetës fetare dhe në tejkalimin e mosmarrëveshjeve, ndërsa për çdo shqetësim të besimtarëve BFI kërkon ndjesë dhe siguron se do t’i tejkalojë sfidat në mënyrë të suksesshme dhe me kontinuitet.

Myftinia e Tetovës, si institucion bazë i BFI-së, mbetet e përkushtuar për të shërbyer besimtarëve dhe qytetarëve, duke funksionuar mbi parimet e konsultimit, respektit të ndërsjellë dhe shërbimit të Zotit, popullit dhe njeriut në përgjithësi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com