Nexhmedin Sadiku: Vaksinca – zemra që rreh për ndryshim!

Bashkë me ish-deputetët Bekim Fazliu, Orhan Ibrahimi dhe Gazmend Aliu, bartësin e listës së këshilltarëve Lirim Jashari dhe shumë miq të tjerë takuam banorët e fshatit Vaksincë.
Diskutuam rreth problemeve me të cilat përballet ky fshat dhe Likova në përgjithësi, si dhe nevojën që komuna jonë t’i bashkohet karvanit të ndryshimeve pozitive.
Banorët e komunës së Likovës e edhe të Vaksincës meritojnë ujë të pijshëm, arsim cilësor, infrastrukturë moderne, punësim dhe mbështetje për bujqësinë. Këto janë sfidat tona të përditshme, por edhe arsyet pse do të punoj me përkushtim dhe vendosmëri.
Si nip Vaksince, ky takim ishte edhe më i veçantë për mua, sepse lidhja ime me këtë vend është emocionale, e sinqertë dhe e fortë.
Vaksinca dhe e gjithë Likova janë të vendosur për fitore, që përkthehet në ujë të pijshëm, infrastrukturë, zhvillim dhe mirëqenie!

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com