ALANYA – Florent Hadërgjonaj dhe Enis Bardhi kanë qenë protagonistët absolutë në sfidën mes Alaniaspor dhe Koniaspor, që përfundoi 2-1.
Mbrojtësi i Kosovës, Hadërgjonaj, u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 80-të duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij. Vetëm tre minuta më pas, Enis Bardhi i Koniasporit realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke rihapur sfidën, por pa arritur të ndryshonte fatin e takimit. Alaniaspor arkivon 3 pikë të arta falë këmbëve të legjionarëve shqiptarë.


