Në vend të tyre hyn në fuqi autentikimi i fortë i klientëve (SCA), i cili kërkon përdorimin e të paktën dy elementeve:
- Njohuri – diçka që e di përdoruesi (PIN, fjalëkalim)
- Pronësi – diçka që e zotëron përdoruesi (telefon, token, kartë)
- Svojësi – diçka që i përket vetë përdoruesit (biometri, si gjurmë gishti ose njohje fytyre)
Kjo do të thotë se pagesat me kartë në tregtinë elektronike dhe transferet përmes internet-bankës apo aplikacioneve mobile do të konfirmohen me M-token, PIN-kod ose gjurmë gishti/fytyre, në varësi të zgjidhjes që zgjedh secila bankë.
Qëllimi është rritja e sigurisë së pagesave elektronike, mbrojtja e klientëve nga transaksione të paautorizuara dhe përshtatja me rregullat evropiane. Bankat do të informojnë klientët për hapat praktikë dhe mënyrat e reja të verifikimit përmes kanaleve të tyre të komunikimit.
Në këtë mënyrë, pagesat digjitale do të vazhdojnë pa pengesa, por me një hap shtesë sigurie.


