Bogovina drejt ndriçimit modern: Projekti LED afër realizimit

Në Komunën e Bogovinës u organizua sot Debati Publik për projektin “Ndriçimi publik me llampa LED” në të gjitha vendbanimet, i cili realizohet në kuadër të programit për efikasitet energjetik dhe financohet nga Banka Botërore. Kryetari i komunës, Feti Abazi, theksoi se ky investim është i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve, uljen e shpenzimeve të buxhetit komunal dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

 

Abazi nënvizoi se takimet me qytetarët nuk janë thjesht formalitet, por mënyra e qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie. Gjatë debatit u trajtuan pyetjet dhe sugjerimet e banorëve, ndërsa u dakorduan hapat e radhës për zbatimin e projektit me cilësi dhe në interes të çdo vendbanimi.

Në takim morën pjesë kryesuesi i këshillit komunal, këshilltarët, kryetarët e BL-ve, përfaqësues të këshillit rinor, sektorit civil dhe sportit, si dhe administrata komunale. Kryetari Abazi theksoi se Bogovina ka nevojë për investime konkrete dhe menaxhim të përgjegjshëm të buxhetit, duke premtuar vazhdimësi të projekteve që sjellin rezultate reale për komunitetin.

👉 Ky projekt pritet të sjellë ndriçim modern, kursim energjie dhe siguri më të madhe për qytetarët e Bogovinës.

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT