Investim në deponinë rajonale Rusino dhe stacionin transferues

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, prezantoi sot një projekt madhor për rajonin e Pollogut, që synon transformimin e menaxhimit të mbeturinave sipas standardeve evropiane.

 

Me mbështetjen e Qeverisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe partnerëve ndërkombëtarë, investimi në deponinë rajonale Rusino dhe stacionin transferues në Tetovë sjell teknologji moderne dhe përgjegjësi institucionale në menaxhimin e integruar të mbeturinave.

“Ky projekt siguron një mjedis më të pastër, më pak ndotje dhe një cilësi më të mirë jetese për qytetarët tanë. Ai tregon se kur pushteti qendror, ai lokal dhe partnerët ndërkombëtarë bashkëpunojnë, rezultatet janë reale dhe afatgjata,” deklaroi Kasami.

Ky investim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës në Tetovë dhe gjithë rajonin e Pollogut, duke vendosur një model të ri të menaxhimit të mbeturinave në vend.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT