Ndalohet qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Për shkak të reshjeve të borës, nga ora 07:40 është vendosur ndalim për qarkullimin e kamionëve dhe autobusëve në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit, njoftoi ndërmarrja publike “Makedonijapat”. Për automjetet tjera është e detyrueshme përdorimi i pajisjeve dimërore.

 

“Makedonijapat” informoi gjithashtu se për shkak të reshjeve të dendura të borës, nga ora 06:50 është vendosur ndalim për qarkullimin e kamionëve edhe në aksin Mavrovë – Dibër si dhe në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT