Për të tretën ditë me radhë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës zhvillohet seanca gjyqësore lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Para trupit gjykues sot pritet të dalin Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për përfshirje në sulmin e armatosur ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë policorë u plagosën.
Seanca është caktuar të nisë në orën 09:30.


