Sot (20.02.2026) u ekstradua nga Dubai në vendin tonë Florim Limani (33), i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjet e gjashtë muajsh për veprën penale “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, e ndëshkueshme sipas nenit 396, paragrafi 1 i Kodit Penal.
Ky është ekstradimi i parë i një personi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilin vendi ynë e kërkon me urdhërarrest ndërkombëtar.


