Princ Leka: Mbështes të rinjtë në politikë, ja cilët janë emrat që vlerësoj

I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, Princ Leka ka folur për pozicionin e tij politik dhe figurat që vlerëson në skenën politike shqiptare.

Ai u shpreh se nuk është pjesë e asnjë partie, duke theksuar se është “me Princ Lekën”, ndërkohë që ka miq si nga Partia Socialiste ashtu edhe nga Partia Demokratike.

Në vijim, Princ Leka ndau edhe tre emra politikanësh që ai vlerëson më shumë, të cilët sipas tij përfaqësojnë energjinë e re politike në vend. Ai përmendi ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, si dhe dy përfaqësues të PD-së: Jorida Tabaku dhe Tedi Kopliku, ky i fundit kandidat për zgjedhjet e 11 majit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT