Çegran, 21 shkurt 2026 – Klubi Futbollistik Arsimi ka njoftuar zyrtarizimin e dy përforcimeve të reja, duke përforcuar radhët e veta me talent dhe përvojë për vazhdimin e sezonit. Skuadra “verdhë e zi” ka arritur marrëveshje me sulmuesin e ri Lavdrim Kasami dhe mesfushorin me përvojë ndërkombëtare, Ramin Alii.
Investim për të ardhmen: Lavdrim Kasami Nga rradhët e KF Shkëndijës, te Arsimi është transferuar 18-vjeçari Lavdrim Kasami. I konsideruar si një nga talentet më premtues në fazën ofensive, Kasami shihet si një investim afatgjatë për klubin. Energjia dhe potenciali i tij pritet të sjellin një frymë të re në repartin e sulmit të skuadrës nga Çegrani.
Përvojë ndërkombëtare në mesfushë: Ramin Alii Përforcimi i dytë i prezantuar është mesfushori 24-vjeçar Ramin Alii. Ai vjen pas një eksperience në Slloveni te skuadra e Goricës, ndërsa karriera e tij përfshin angazhime në kampionate të ndryshme si në Armeni (Syunik), Bjellorusi (Isloch) dhe Shqipëri (Skënderbeu). Alii nuk është emër i panjohur për futbollin vendor, pasi më parë ka qenë pjesë e moshave të Shkupit dhe Shkëndijës.
Synimet e klubit Me këto dy lëvizje, KF Arsimi tregon ambiciet e qarta për të rritur konkurrencën brenda grupit. Drejtuesit e klubit i kanë mirëpritur futbollistët në “familjen verdhë e zi”, duke theksuar se Alii do të sjellë kreativitet në mesfushë, ndërsa Kasami do të shtojë forcën goditëse në sulm.


