SHQIPËRI: “Rruga-Karton” Vllahinë–Poçëm shkërmoqet pa mbushur vitin! 400 metra asfalt groposen në lumë

SELenicë, 23 SHKURT 2026 – Një tjetër skandal i “rrugëve prej letre” po ndodh në Shqipëri. Aksi rrugor Vllahinë–Poçëm, një investim që supozohej të ishte modern dhe që përfundoi vetëm 12 muaj më parë, është shndërruar në një skenë tmerri.

 

Asfalti shkrihet si çokollatë

Në afërsi të fshatit Karbonar, një segment prej 400 metrash është zhdukur pothuajse totalisht. Asfalti i ri është çarë dhe deformuar, duke u fundosur drejt shtratit të lumit Vjosa. Çarjet e thella dhe rrëshqitjet masive të dherave e kanë bërë këtë aks të pakalueshëm dhe një “kurth” vdekjeprurës për çdo drejtues mjeti që guxon të kalojë aty.

Inxhinieri apo dështim me dashje?

Edhe pse punimet kanë vetëm një vit që janë dorëzuar, terreni ka dhënë dorë menjëherë. Rrëshqitjet masive pranë Vjosës tregojnë për një dështim total në projektim dhe në cilësinë e materialeve. Nuk janë ndërtuar mure mbajtëse dhe as nuk janë sistemuar skarpatet, duke lënë rrugën të “notojë” në baltë.

Alarmi: Një shtëpi buzë greminës!

Tmerri nuk mbaron me rrugën. Zhvendosja e tokës ka vënë në rrezik jetën e një familjeje, banesa e së cilës mbi kodër po rrëshqet bashkë me rrugën. Banorët janë të tmerruar dhe shprehen se çdo ditë që kalon, gropa bëhet më e madhe dhe rreziku më i afërt.

Shteti “hesht”, rruga “flet”

Ndërsa milionat e taksapaguesve janë hedhur në një asfalt që u prish pa u tharë mirë, institucionet mjaftohen me “këshilla për kujdes”. Banorët kërkojnë me ulërimë mure mbajtëse dhe rindërtim nga e para, përpara se rruga dhe shtëpitë e tyre të përfundojnë përfundimisht në lumë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT