Reçicë e Madhe – Se bashku me kryetarin Bilall Kasami, ministrin Besar Durmishi dhe kandidatët për këshilltarë, Albi Qamili, bartësi i listës për këshilltar në zgjedhjet lokale në Tetovë nga koalicioni VLEN, takoi sot banorët e Reçicës së Madhe.
Gjatë takimit, u diskutuan projektet e nisura që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së përditshme të qytetarëve, përfshirë ndërtimin e rrugës përgjatë lumit, e cila së shpejti do të lidhë fshatin me autostradën.
“Tetova po ndryshon me veprat e Bilall Kasamit, dhe më 19 tetor, edhe Reçica e Madhe do të jetë me një zë për të hapur Kapitullin e dytë të zhvillimit”, theksoi Albi Qamili, duke bërë thirrje për mbështetje të qytetarëve.