Kapitulli i Dytë i zhvillimit: Kryetari Kasami viziton Reçicën e Madhe

Tetovë – Sonte, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamili, shefin e shtabit zgjedhor për Tetovën, Besar Durmishi, dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë, zhvilluan një takim miqësor dhe të hapur me banorët e Reçicës së Madhe.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat lokale dhe punët që presin komunën, duke theksuar vizionin përfshirës të qeverisjes së Kasamit që synon çdo lagje dhe çdo fshat të Tetovës.

“Për Reçicën e Madhe kemi nisur dhe përfunduar shumë projekte, ndërsa së shpejti do të nis rregullimi i rrugës përgjatë lumit, e cila do të lidhë fshatin drejtpërdrejt me autostradën. Këto nuk janë thjesht premtime, por hapa konkretë që po bëhen realitet,” theksoi kryetari Bilall Kasami.

Ai gjithashtu shtoi se Reçica e Madhe, ashtu si gjithë Tetova, do të jetë pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm, i cili do të marrë hov edhe më të madh në Kapitullin e Dytë të qeverisjes.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com