Presidenti Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: “Miqësia shqiptaro-amerikane, aleancë historike dhe strategjike”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kryeson delegacionin shqiptar në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila u zhvillua në Nju Jork nga 22 deri më 27 shtator 2025.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kreu i Shtetit së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, morën pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melanie Trump. Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të pathyeshme:
“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, shkroi ai.

Në fjalën e mbajtur në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë, Presidenti Begaj paraqiti qëndrimet e Shqipërisë për çështje kyçe të agjendës globale, si paqja dhe siguria ndërkombëtare, multilateralizmi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Agjenda e tij përfshiu gjithashtu pjesëmarrjen në aktivitete shumëpalëshe, takime dypalëshe me homologë dhe përfaqësues të lartë të OKB-së, si dhe vizita me komunitetin shqiptar në SHBA. Begaj u ndal edhe në shkolla të Diasporës, ku fëmijët mësojnë gjuhën shqipe, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT