Kandidati për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, së bashku me ekipin e tij zgjedhor, mbrëmë qëndroi në fshatin Cvetovë, ku vizitoi shtëpinë e Ekrem Nexhipovskit.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe u cilësua si pjesë e aktiviteteve të rregullta të fushatës.
Në fjalën e tij, Bislimi theksoi se më 19 tetor 2025 qytetarët e Studeniçanit do të vendosin për ndryshimin, duke u bashkuar nën moton: “Një zë për Studeniçanin – i japim fund së keqes në komunë”.
Në këtë garë zgjedhore, krahas Bislimit si kandidat për kryetar, është edhe Xhelal Ramushi si bartës liste për këshillin komunal.