Mickoski i uron pensionistët: Nga nesër do të marrin pensione më të larta

Vitin e ardhshëm, pensionistët do të duhet të marrin sërish një rritje të pagës.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka postuar një video-mesazh në rrjetet sociale duke thënë se nesër (1 tetor) do të paguhen pensionet më të larta.

“Shfrytëzoj rastin t’ju përgëzoj për pensionet më të mëdha që do të fillojnë të paguhen nga nesër. Ajo që premtuam në fushatën për pensione më të larta, për rritje lineare të pensioneve po bëhet realitet”, thotë Mickoski.

Ai po ashtu ka thënë se nesër në mesditë do të prezantohet raporti i Qeverisë, ku do të mund të shihet se çfarë është bërë në këto 100 ditë.

Vitin e ardhshëm, pensionistët do të duhet të marrin sërish një rritje të pagës.

Related Articles

Back to top button