Sot, drejtori i NPK Sharrit, Valon Zeqiri, së bashku me ekipin e tij, përuruan ujësjellësin e ri në fshatin Rasadisht. Banorët e këtij fshati, pas më shumë se tre dekadash, do të furnizohen për herë të parë nga rrjeti i qytetit, që kur menaxhimi i ujësjellësit kaloi në duar të shqiptarëve.
Zeqiri theksoi se “Ju nuk mund të na shani e as të na propagandoni aq sa ne mund të ju përgjigjemi me punë dhe me vepra konkrete”. Banorët shprehën mirënjohje për projektin, duke theksuar se për herë të parë ndihen të barabartë me qytetarët e Tetovës.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve: më shumë se 50 familje do të përfitojnë nga ky ujësjellës. Pas lagjeve 146, 188 dhe Kolltuk, tashmë vijon furnizimi edhe i Drenovecit dhe Reçicës së Vogël.