Njoftim për publikun: Shfaqja e performancës muzikore interaktive për fëmijë “Opera e kafshëve të pyllit” më 4 prill në orën 11:00

Në skenën e madhe të Operës dhe Baletit Nacional, më 4 prill me fillim në orën 11:00, do të interpretohet shfaqja muzikore interaktive për fëmijë “Opera e kafshëve të pyllit”, e dedikuar për publikun më të ri, të moshës nga 6 deri në 11 vjeç.

 

Autore e idesë, skenarit, regjisë, kostumografisë dhe skenografisë është Desanka Gligorijeviç.

“Opera e kafshëve të pyllit” është një shfaqje muzikore-dramatike pjesëmarrëse me karakter edukativ, e cila ka për qëllim të afrojë artin operistik tek të vegjëlit. Përmes një tregimi dinamik dhe të shkujdesur, i mbushur me situata komike, kafshët e pyllit përpiqen të krijojnë shfaqjen e tyre operistike, ndërsa pjesa muzikore përfshin aria të adaptuara nga veprat e njohura operistike.

Shfaqja përfshin aktivisht publikun, duke nxitur imagjinatën, krijimtarinë dhe kureshtjen e fëmijëve, duke u ofruar të vegjëlve një përvojë unike dhe kontaktin e parë me skenën operistike.

Rolet i interpretojnë: Neven Siljanovski, Nadezhda Ruben, Marika Popoviç dhe Dejan Stoev.

 

 

Me respekt,

Marketingu dhe marrëdhëniet me publikun

Opera dhe Baleti Nacional

TË NDRYSHME

TË FUNDIT