Tuzi shënon 6 Prillin: Liderët vendorë nderojnë kryengritjen e Malësisë te shtatorja e Ded’ Gjon Lulit

TUZ – Në nderim të 6 Prillit, përvjetorit të Kryengritjes së Malësisë, krerët e Komunës së Tuzit kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh te shtatorja e heroit kombëtar, Ded’ Gjon Luli, në Bardhaj.

 

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, z. Fadil Kajoshaj, nënkryetari i Komunës, z. Ivan Ivanaj dhe sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, znj. Marina Ujkaj.

Ky aktivitet shënon njërën nga datat më të rëndësishme historike për Malësinë dhe lëvizjen kombëtare shqiptare, duke kujtuar sakrificën dhe luftën për liri të malësorëve nën udhëheqjen e Ded’ Gjon Lulit.

Përfaqësuesit e Komunës theksuan se ruajtja e kujtesës historike dhe nderimi i figurave që sakrifikuan për identitetin dhe lirinë tonë mbetet një obligim i vazhdueshëm për institucionet lokale dhe gjeneratat e reja.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT