VLEN mbajti tubimin qendror në Tearcë, Daut Memishi: “Ndryshimi ka filluar”

Në një atmosferë elektrizuese dhe mbështetje të jashtëzakonshme qytetare, koalicioni VLEN mbajti sonte tubimin qendror në Tearcë, ku kandidati për kryetar komune, Daut Memishi, mbajti një fjalim emocionues që u prit me ovacione të gjata.

Përballë një salle të mbushur me qytetarë, të rinj, struktura partiake dhe përfaqësues të VLEN-it, Memishi theksoi se kjo fushatë ka tejkaluar çdo kufi politik dhe është shndërruar në një zgjim qytetar të Tearcës.

“Ky nuk është më vetëm një proces zgjedhor, por një zgjim i qytetarëve të Tearcës. Sonte, këtu, në vendin që e dua më shumë se çdo gjë, ka filluar ndryshimi. Shikoj në sytë tuaj shpresë, guxim dhe forcë që nuk mund ta ndalë askush. Kjo nuk është më vetëm fushatë… kjo është zgjim,” – deklaroi Memishi mes duartrokitjeve të pranishmëve.

“Tearca nuk ha më premtime boshe”

Në fjalën e tij, kandidati i VLEN-it kritikoi ashpër qeverisjet e kaluara, të cilat – siç tha ai – e kanë lënë komunën pas dore dhe u kanë ofruar qytetarëve vetëm mashtrime e padrejtësi.

“Tearca nuk ha më premtime boshe! Unë vij nga ju – nga rruga, nga djersa, nga puna. Vij nga fshati, nga toka, nga sporti, nga çdo vend ku është derdhur mund e ndershmëri. Prandaj e ndiej dhimbjen e këtij vendi, por edhe fuqinë e tij,” – theksoi ai.

Premtim për punë, zhvillim dhe barazi

Memishi u zotua se me ardhjen e tij në krye të komunës, Tearca do të shndërrohet në komunën e punës, zhvillimit dhe barazisë, me investime të qarta në bujqësi, sport, të rinj dhe familje punëtore.

“Koha e mashtruesve po përfundon! Koha e qytetarëve ka filluar! Dhe këtë betejë do ta fitojmë jo me fjalë, por me punë, me zemër dhe me qëndresë,” – tha ai mes brohoritjeve të pjesëmarrësve.

Thirrja që elektrizoi Tearcën

Në fund të tubimit, Daut Memishi mbylli fjalimin me një thirrje që ndezi emocionin dhe entuziazmin e sallës:

“Tearca është zgjuar!
Ndryshimi ka filluar!
Fitorja e qytetarëve, më shumë se kurrë, është afruar!”

Mbrëmja përfundoi me duartrokitje të gjata dhe një atmosferë euforike, duke e kthyer tubimin e VLEN-it në Tearcë në një prej ngjarjeve më të fuqishme të kësaj fushate për zgjedhjet e 19 tetorit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com