Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka vizituar fshatin Llokë, ku në një atmosferë entuziaste ka prezantuar vizionin e tij për zhvillimin e zonës dhe të gjithë komunës.
“Nga Lloka e vogël, por me zemra të mëdha, u mirëpritëm ngrohtësisht nga banorët e këtij fshati,” ka deklaruar Elmazi, duke theksuar se qytetarët po bashkohen për ndryshim të vërtetë.
Në takimin me banorët, Elmazi ka prezantuar planin e tij zhvillimor, pjesë e të cilit është edhe ndërtimi i urës së Llokës, një projekt i shumëpritur që do të lidhë më mirë banorët dhe do të lehtësojë qarkullimin e tyre të përditshëm.
“Së bashku me përfaqësuesit e VLEN-it në qeveri, sollëm lajmin e madh se është arritur dakordësimi me komunën e Gjorçes, dhe kjo çështje më në fund do t’i takojë të kaluarës,” theksoi ai.
Elmazi shtoi se Lloka, ashtu si gjithë Saraji, po bashkohet në një zë për fitore më 19 tetor, duke i ftuar qytetarët të besojnë në një qeverisje të përgjegjshme dhe transparente