Kandidati i koalicionit VLEN, Haqim Ramadani, ka hapur sonte shtabin zgjedhor në fshatin Miletinë, në prani të banorëve dhe simpatizantëve të shumtë.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, Ramadani falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe besimin që po i japin në këtë fushatë zgjedhore.
“Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve të Miletinës për mikpritjen, përkrahjen dhe besimin që po na jepni në këto zgjedhje. Çdo takim, çdo fjalë dhe çdo dorështrëngim na motivon edhe më shumë për të vazhduar punën dhe për t’i përfaqësuar denjësisht interesat tuaja”, deklaroi Ramadani.
Ai theksoi se VLEN është garancia për zhvillim, transparencë dhe qeverisje të drejtë në çdo fshat të komunës, duke i bërë thirrje qytetarëve që më 19 tetor të votojnë për ndryshim të përgjegjshëm dhe të ndershëm.