Bogovina tregon përkushtimin për ndryshim me kandidatin Feti Abazi

Bogovina tregon përkushtimin për ndryshim me kandidatin Feti Abazi

 

Bogovinë – Në një tubim madhështor sonte në Bogovinë, qytetarët treguan se janë të vendosur për ndryshim pas shumë viteve të premtimeve të pambajtura.

 

Kandidati i koalicionit VLEN, Feti Abazi, u prit me ngrohtësi nga banorët, të cilët shprehën dëshirën për zhvillim të vërtetë, punë konkrete dhe qeverisje të ndershme, larg interesave partiake.

“Bogovina meriton më shumë se një pushtet që kujtohet për qytetarët vetëm në fushata. Me Fetin dhe koalicionin VLEN, Bogovina do ta rifitojë dinjitetin e humbur dhe do të hapë një faqe të re të historisë së saj,” u shpreh në tubim një përfaqësues i ekipit.

 

Tubimi i sonte u shndërrua në një manifestim të energjisë pozitive dhe besimit të qytetarëve, duke treguar se ndryshimi është i mundur kur udhëhiqet nga ndershmëria, puna dhe përkushtimi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com