Sonte, në një atmosferë miqësore dhe përplot entuziazëm, Zeqirija Ibrahimi ishte në konak te familja Ismani në Rahçe, ku morën pjesë edhe figura të rëndësishme të koalicionit VLEN: Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit Izet Mexhiti, deputeti Bekim Sali, kandidati për Qytetin e Shkupit Bashkim Bakiu dhe kandidati për Komunën e Sarajit Muhamed Elmazi.
Në fjalën e tij, Ibrahimi theksoi se Derveni gjithmonë ka qenë bartës i ndryshimeve pozitive dhe këtë herë, me kandidatin Muhamed Elmazi, Saraji do të ketë një drejtues që njeh realitetin dhe ka vizion për zhvillim.
“Derveni gjithmonë ka ditur ta udhëheqë ndryshimin, dhe kësaj radhe, me Muhamed Elmazin, Saraji do të ketë një udhëheqës që e njeh realitetin dhe ka vizion për zgjidhje. Ndryshimi në Saraj veçse ka nisur,” deklaroi Zeqirija Ibrahimi.
Takimi në Rahçe u vlerësua si një dëshmi e bashkimit dhe përkushtimit të strukturave të VLEN-it për një qeverisje ndryshe – më afër qytetarëve dhe më me përgjegjësi ndaj nevojave reale të komunitetit.