Bilall Kasami: Tetova zhvillohet kur i dëgjojmë njerëzit e duhur

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi sot një takim miqësor me profesorin Ibrahim Murati, magjistër i shkencave ekonomike dhe një nga figurat e njohura të arsimit dhe ekonomisë në qytet.

Në një atmosferë të ngrohtë, të dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi tema që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve – zhvillimin lokal, arsimin dhe ekonominë e Tetovës.

“Kafen e mëngjesit sot e pata me profesorin Murati, një njeri që punon me përkushtim dhe dashuri për qytetin. Ne, si udhëheqësi, kemi detyrën t’i dëgjojmë, t’i vlerësojmë dhe t’i përfshijmë në vizionin tonë për një Tetovë të drejtë dhe dinjitoze,” u shpreh Kasami.

Ai shtoi se Tetova ka plot njerëz të zotë që duhen përfshirë më shumë në proceset vendimmarrëse, sepse “qyteti zhvillohet kur bashkëbisedojmë, bashkëpunojmë dhe i dëgjojmë njerëzit e duhur.”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT