KASAMI INSPEKTON PUNIMET: SHËTITORJA TE RRUGA “BORIS KIDRIÇ” DREJT TRANSFORMIT TË PLOTË

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në shëtitoren e rrugës “Boris Kidriç”, një nga projektet kryesore infrastrukturore për rigjallërimin e hapësirave publike në qytet.

 

Sipas njoftimit të parit të komunës, faza e realizimit të këtij projekti është drejt përfundimit. Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje finale përpara se rruga të marrë pamjen e saj të plotë dhe moderne, duke përmbushur kështu standardet e rregullimit urban që u shërbejnë qytetarëve.

Kasami u shpreh optimist për impaktin që do të ketë ky investim, duke theksuar se ky aks do të kthehet në një pikë referimi për jetën shoqërore dhe rekreacionin gjatë muajve të verës.

“Kanë mbetur edhe disa punë për t’u përfunduar dhe për t’i dhënë kësaj rruge pamjen që meriton! Momente të bukura na presin verës te kjo rrugë”, deklaroi ndër të tjera kryetari Kasami.

Me përfundimin e kësaj shëtitoreje, Tetova përfiton një tjetër zonë të rëndësishme këmbësore, e cila synon të gjallërojë aktivitetin ekonomik lokal dhe të ofrojë mjedise më cilësore për lëvizjen dhe argëtimin e banorëve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT