Home VENDI Kujdes nga temperaturat e larta: Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në Tearcë, apelohet për...

Kujdes nga temperaturat e larta: Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në Tearcë, apelohet për kujdes maksimal

9

TEARCË – Rritja e temperaturave ditëve të fundit ka shtuar ndjeshëm rrezikun nga shpërthimi i zjarreve në ambientet e hapura. Së fundmi, falë intervenimit të shpejtë dhe profesional të ekipeve të zjarrfikësve, është vënë nën kontroll dhe është shuar në kohë një zjarr që kishte përfshirë një sipërfaqe fushore në territorin e Komunës së Tearcës.

 

Nga ky incident u parandaluan dëme të mëdha materiale dhe u shpëtuan pasuri të shumta bujqësore të banorëve të zonës.

Apel për kujdes dhe vigjilencë

Komuna e Tearcës drejton një apel publik te të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangen nga çdo veprim i pakujdesshëm që mund të bëhet shkak për ndezjen e zjarreve.

  • Përgjegjësi e përbashkët: Mbrojtja e mjedisit jetësor, e pyjeve dhe e pronës private e publike kërkon vigjilencë nga çdo banor.

  • Masat ndëshkimore: Institucionet lokale përkujtojnë se çdo person që me veprimet apo pakujdesinë e tij shkakton zjarr ose dëmton mjedisin, do të përballet me përgjegjësi të rrepta ligjore dhe do të përgjigjet para organeve kompetente.