Tronditet familja e Heroit Jashar Salihu, humb jetën tragjikisht djali i tij, Blerimi

ZVICËR – Një lajm i rëndë dhe tronditës ka prekur familjen e njohur Salihu dhe mbarë opinionin publik shqiptar. Gjatë mbrëmjes së kaluar, si pasojë e një aksidenti tragjik komunikacioni në Zvicër, ka ndërruar jetë parakohshëm Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit, Jashar Salihu.

 

Lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur publikisht veprimtari Bardhyl Mahmuti, përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin e hidhur se mbrëmë, në një aksident të komunikacionit në Zvicër, humbi jetën Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit, Jashar Salihu!”, shkruhet në njoftimin e tij.

Ngushëllime familjes atdhetare Salihu

Kjo humbje e madhe ka shkaktuar dhimbje të thellë te të gjithë ata që e njohën familjen e nderuar Salihu, e cila ka dhënë një kontribut historik për çështjen kombëtare.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi i shprehen nënës së Blerimit, Nerxhivanës, bashkëshortes Albanës, vëllezërve Taulantit dhe Dardanit, djalit të xhaxhait Isniut, si dhe të gjithë familjarëve, miqve dhe bashkëvendasve të familjes së nderuar Salihu me origjinë nga Botusha e Gjakovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT