Sukses i ri sportiv për Strugën: Hapet zyrtarisht turneu ndërkombëtar i xhudos „Struga Open 2026“

STRUGA, 2026 – Qyteti i Strugës është shndërruar sërish në qendrën e një ngjarjeje madhore sportive me karakter ndërkombëtar. Përmes një ceremonie solemne, është hapur zyrtarisht turneu ndërkombëtar i xhudos „Struga Open 2026“, një eveniment i cili ka bërë bashkë një numër të madh sportistësh të rinj, trajnerësh dhe adhuruesish të këtij arti marcial nga vendi dhe mbarë rajoni.

 

Në hapjen zyrtare të këtij aktiviteti, të pranishmëve iu drejtua kryetari i Komunës së Strugës, z. Mendi Qyra. Ai e shpalli turneun të hapur, duke iu uruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe duke vënë theksin tek rëndësia e garës së ndershme.

“Sporti është një nga mënyrat më të mira për të rinjtë që të ndërtojnë vlera si disiplina, respekti, miqësia dhe fryma ekipore. Ju uroj paraqitje të suksesshme, arritje të reja sportive dhe kujtime të bukura nga Struga”, ka deklaruar kryetari Qyra.

Komuna e Strugës mbetet një mbështetëse e përkushtuar e sportit dhe e ngjarjeve që lidhin të rinjtë, promovojnë vlera të shëndetshme dhe afirmojnë qytetin në nivel ndërkombëtar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT