Komuna e Strugës vazhdon angazhimin për mbrojtjen dhe rregullimin e hapësirave publike

Gjatë ditës së sotme, shërbimet kompetente të Komunës së Strugës realizuan largimin e pajisjeve të vendosura pa leje në një hapësirë publike.
Me këtë rast, dëshirojmë t’u rikujtojmë të gjitha personave fizikë dhe juridikë se vendosja e çfarëdo lloji të pajisjeve urbane, inventarit, reklamave apo elementeve të tjera në sipërfaqe publike duhet të bëhet vetëm pas pajisjes me lejen përkatëse nga Komuna e Strugës.
Hapësirat publike janë pronë e përbashkët e të gjithë qytetarëve dhe menaxhimi i tyre i rregullt kontribuon në sigurinë, funksionalitetin dhe estetikën e qytetit tonë. Përmes respektimit të procedurave ligjore, së bashku mund të krijojmë një mjedis më të rregullt, më të pastër dhe më të bukur për të gjithë.
Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesit publik dhe fton qytetarët dhe bizneset të bashkëpunojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e hapësirave të përbashkëta të qytetit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT