Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë private e BDI-së. Ishte sakrificë e një gjenerate të tërë dhe momenti kur ky shtet u detyrua të reflektojë mbi barazinë. Por ajo që nisi si akt i ndërgjegjes kombëtare, BDI e degradoi në dekor për pushtet, tenderë, privilegje klanore dhe pasurim personal.
E gjatë është lista e të korruptuarve të tyre që e përdorën Marrëveshjen e Ohrit për t’i mbushur xhepat, saqë edhe partneri ynë strategjik publikisht tha se “ka korrupsion endemik” dhe me vulë i vulosi si të korruptuar pikërisht këta që sot rrahin gjoksin për “shqiptari”.
Sa do që është e dhimbshme, e vërteta e tyre është kjo: Sopoti, enciklopedia, Shkupi 2014, Monstra, djegia e dyqaneve shqiptare, rrahja e fëmijëve shqiptarë nëpër autobusë, përgjimet masive, lagjja e trimave, kazinotë dhe lojërat e fatit, Almiri i vogël, “Durmo turs”, “Besa trans”, spitali modular, arratisjet nga drejtësia, ndihmesa për ta arratisur Nikolla Gruevskin, tentimi për ta kthyer, shpëtimi i Sasho Mijallkovit përmes Artanit Grubit e Enver Bexhetit e shumë e shumë hajni e manipulime.
Nuk ka parti politike që më shumë e ka dëmtuar frymën e Marrëveshjes së Ohrit sesa vetë BDI.
Prandaj sot, kur flasin për të arriturat e shqiptarëve, duhet t’u kujtohet se shqiptarët nuk janë tender, nuk janë kazino, nuk janë mburojë për
korrupsion dhe nuk janë pronë e askujt.
Marrëveshja e Ohrit është e shqiptarëve, jo e BDI-së.


