Një 51-vjeçar nga fshati Dëbërcë ka denoncuar në polici se një bashkëfshatar i tij, i cili jeton përkohësisht jashtë shtetit, ka dërguar kërcënime dhe ka kërkuar 250 mijë euro brenda një jave.
Njoftimi i policisë:
Më 23.06.2026 në ora 00:10 në Departamentin Policor të Grupçinit, D.F. (51) nga fshati Dëbërc ka raportuar se më 22.06.2026 rreth orës 22:00, bashkëfshatari i tij R.I., i cili përkohësisht jeton jashtë shtetit, së bashku me një person tjetër kanë shkuar në objektin e tij hotelier.
Sipas denoncimit, R.I., përmes djalit dhe dhëndrit të denoncuesit që punonin në objekt, ka dërguar kërcënime dhe ka kërkuar që t’i paguhen 250.000 euro brenda një jave, në të kundërt do të përballeshin me pasoja.
Po ndërmerren masa për gjetjen e personit dhe për zbardhjen e rastit
