Dorëheqja e kryeministrit britanik, Keir Starmer, ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes një figurë që është bërë simbol i paqëndrueshmërisë politike në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa vendi po përballet me tranzicione të shpeshta, publiku duket se e ka gjetur “ngushëllimin” te një djalosh misterioz, i pagëzuar nga rrjetet sociale si “Bukuroshi i foltores”.
Fytyra që paralajmëron historinë Ai është bërë një figurë kulti: sa herë që shfaqet në rrugën Downing Street 10 për të vendosur foltoren, britanikët e dinë se një lajm i madh – zakonisht një dorëheqje – është në prag. “Njeriu që vendos foltoren është figura më stabile në politikën britanike që nga Brexit-i,” shkruajnë përdoruesit në rrjetet sociale.
Kush është Tobias Gough? Pas famës virale fshihet Tobias Gough, një 42-vjeçar, inxhinier zëri nga Longfield i Kentit. Për fansat e shumtë që ëndërrojnë për të, lajmi i keq është se ai është i martuar dhe jeton një jetë të lumtur me bashkëshorten e tij, Tina.
Mbijetoi pesë kryeministra Gough është shfaqur në momentet më kritike të politikës britanike:
-
2019: Gjatë dorëheqjes së Theresa May.
-
2022: Gjatë largimit të Boris Johnson dhe Liz Truss.
-
Tani: Gjatë dorëheqjes së Keir Starmer.
Për publikun, ai është bërë “i vetmi zë i arsyes” në një dekadë plot me kaos politik.
Interneti e do për kryeministër Popullariteti i tij ka arritur nivele të tilla saqë interneti po kërkon ta shohë atë në rolin e kryeministrit. Komentet janë nga më të ndryshmet: “Ai është i vetmi në Downing Street 10 që i rritet popullariteti,” ose “Po nisim një peticion që ‘Bukuroshi i foltores’ të bëhet kryeministër, sepse përveç maces Larry, ai është i vetmi që i mbijetoi pesë kryeministrave të fundit!”
Në një Britani të trazuar politikisht, duket se Tobias Gough mbetet përfaqësuesi më i dashur dhe më i qëndrueshëm i sistemit, edhe pse roli i tij është thjesht ai i inxhinierit të zërit.


